Robert Berisha me këtë gjest tregon se nuk e ka harruar Xhesikën

12:35 | 06 Mars 2020

Gjesti që tregon se Robert Berisha nuk e paska harruar Xhesikën.

Modelja bukuroshe Xhesi Kadiu, kohët e fundit është përfolur shumë pas postimit që bëri për Robert Berishën.

Ajo ka shpërndarë një foto me Robertin ku shprehet ata kanë qenë në një lidhje dashurie dhe se ajo vazhdon ta dojë ende, madje shpreson për një rikthim.

Pas këtyre deklaratave, Robert Berisha qëndroi në heshtje sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Por mesa duket fotoja e fundit e Xhesit në “Instagram” i ka tërhequr kaq shumë vëmendjen saqë nuk ka rezistuar së bëri ‘like’.

Xhesi shfaqet me rroba banjo të zeza dhe trupin super në formë. Pëlqimi i Robertit ra shumë në sy edhe nga fansat e tyre.

Komento: