
Robert Berisha dhe Nora Istrefi po vazhdojnë të jenë tejet të përfolur në publik.
Ata para pak muaj i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë, Rennenë, përcjell ORAinfo.
E kujdesi për të po vazhdon nga të dy prindërit e saj.
Roberti është parë shumë i kujdesshëm më vajzën e saj, duke e kaluar pothuajse çdo herë kohën e lirë me të.
Ai dje e ka dërguar atë për tu argëtuar në ‘baushtellë’ .
Në një video të publikuar në rrjetet sociale Roberti ka publikuar Rennen duke u argëtuar me lojëra, ndërsa videon e ka përshkuar: “Jo në bau market, por në baushtellë”.
Kohëve të fundit për ‘hatër’ të Rennes, Roberti dhe Nora i kanë kaluar pushimet në Bansko të Bullgarisë. /ORAinfo/
