Roberti e konfirmojë ndarjen, Nora befason me veprimin e saj!

22:47 | 25 Gusht 2019

Robert Berisha dhe Nora Istrefi më nuk janë bashkë. Është Roberti ai që e ka konfirmuar se ai dhe Nora janë ndarë.

Përmes një postimi në Instagram, Roberti e ka konfirmuar ndarjen, ndërsa ka thënë se vazhdon të ketë miqësi të mirë me Norën, përcjell ORAinfo.

“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën”, ka thënë ndër të tjera Roberti në njoftimin e tij për ndarje nga Nora Istrefi.

Por edhe pse kanë kaluar disa orë nga ky postim, Nora vazhdon të heshtë. Ajo nuk ka postuar asgjë deri me tani në lidhje me ndarjen nga burri i saj.

Postimi i saj i fundit është bërë dje në Instastory ku shfaqet duke u relaksuar jashtë Kosovës.

ORAinfo kohë me parë ka shkruar se Nora dhe Roberti nuk po jetonin më bashkë.

Ka kohë qe ata nuk kanë postuar foto se bashku, ndërsa as nuk i kanë pëlqyer postimet e njëri-tjetrit. /ORAinfo/

Me poshtë e gjeni videon e Norës të bërë një ditë me parë…

Komento: