
Në urimin e datëlindjes Roberti i kujton diçka vëllait të Norës.
I vogëli i familjes Istrefi sot feston datëlindjen e tij. Në këtë ditë të veçantë nuk munguan urimet e shumta nga familjarët dhe miqtë për Blendin.
Nora dhe Era uruan vëllain në rrjet sociale dhe publikuan fotografi të tij. Nora në urim u krenua që vëllai i vogël po rritet, shkruan rtv21.
Ndërkaq nuk ka munguar as urimi i Robert Berishës, bashkëshortit të këngëtares, që tash e sa muaj kanë deklaruar se janë ndarë, por që ende jo zyrtarisht. Roberti në urimin e tij i ka kujtuar Blendit, se e do shumë.
“Urime datëlindja Bledush, të don Robqiqi”, shkroi Roberti në IntaStory, ku ka publikuar dhe një fotografi të Blendit me kostum dhe këmishë.

