
Robert Berisha dhe Nora Istrefi para pak javësh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Lajmin e ka konfirmuar vet Roberti përmes një shkrimi të publikuar në Instagram.
Nga martesa e tyre, ata kanë një vajzë të quajtur Renee, shkruan ORAinfo.
Të dy duket të jenë prindër shumë të kujdesshëm për vogëlushen.
Roberti kohëve të fundit po shfaqet shpesh me vajzën e tij, e cila aktualisht jeton me Norën.
Para pak çastesh Roberti i ka shprehur dashurinë vajzës së tij përmes një foto.
“I love you Renee”, ka shkruar Roberti.

