Roberti paralajmëron diçka të re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Roberti paralajmëron diçka të re

09:03 | 12 Shtator 2019

Robert Berisha paralajmëron këngën e re.

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është mjaft i dashur dhe i pëlqyer nga publiku.

I njëjti ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, derisa është duke i shijuar disa ditë pushimi në Turqi.

Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram. “Projekti i ri, së shpejti”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Këngëtari ditë më parë po ashtu njoftoi fansat se është ndarë nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Të njëjtit ishin në një romancë dashurie qysh nga viti 2006, por që tashmë paralajmërimi i ndarjes u bë në mënyrë shumë paqësore në mes çiftit.

Ndryshe, të dy artistët shqiptarë ishin mjaft të angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!