Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë.
Disa persona që janë kthyer nga jashtë në Kosovë, janë karantinuar, shkruan ORAinfo.
Njëri ndër ta është edhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, i cili po qëndron në konvikt të studentëve.
Ai mbrëmë njoftoi se sot do t’i bëhet testi, e të kuptohet nëse do të rezultojë negativ apo pozitiv në koronavirus.
Por, gjatë ditës së sotme, Roberti nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje më këtë./ORAinfo/