Roberto merr vendim të papritur

17:42 | 05 Mars 2022

Mesfushori/mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto, ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në MLS, raporton Marca.

Kontrata e 30-vjeçarit në Camp Nou skadon në fund të sezonit dhe disa klube të MLS kanë ndjekur nënshkrimin e tij, përcjell ORAinfo.

Por Roberto do të donte të vazhdonte të luante në Evropë nëse një marrëveshje e re me Barçën nuk arrihet./ORAinfo/

Komento: