Robeti ‘mbulohet’ me para gjatë koncertit në Amerikë

11:08 | 17 Tetor 2022

Robert Berisha, është një figurë shumë e dashur për publikun.

Lidja e tij me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, bëri bujë të madhe duke u bërë pothuajse pjesë e çdo lajmi, shkruan ORAinfo.

Ani pse ata u martuan e patën një jetë të lumtur, dashuria e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë.

Kohëve kohë me parë nisi një lidhje të re me bukuroshen nga Prishtina, Laureta Maqedonci.

Mirëpo lidhja e tyre përfundoi pak kohë pas zyrtarizimit të saj.

E tani kur ka kaluar një kohë nga ndarja me Lauretën, Roberti po e shijon jetën i lirë.

Ai se fundmi po qëndron në Amerikë ku po këndon në disa ndeja të organizuara atje.

Roberti ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar, ndërsa një person e ‘mbulon’ me para.

Duket se Roberti e ka nxjerr vetën mirë gjatë këtij turneu në Amerikë. /ORAinfo/

VIDEO:

Komento: