Robin Krasniqi: Para se të shkoja në Gjermani kam punuar në autolarje

21:32 | 18 October 2020

Haxhi Krasniqi është shpallur kampion i botës në boks.

Haxhi Krasniqi ka shkruar histori javën e kaluar. Ai është bërë shqiptari i parë me titull të botës në boksin profesionist.

Në një intervistë për emisionin N’Kosovë Shoë ai ka folur për fëmijërinë e tij dhe jetën private dhe profesionale deri në realizimin e ëndrrës së tij më të madhe.

Krasniqi i lindur në Junik tregoi se kishte punuar në autolarje deri kur kishte arritur në Gjermani.

Kampioni i botës u ka thënë të rinjve që të punojnë fort për realizimin e ëndrrave të tyre.

Krasniqi ka nokautuar me goditje te fuqishme gjermanin Dominic Boesel.

Meçi në Magdeburg të Gjermanisë është vendosur në raundin e tretë.

Boesel nuk ka mundur të ngrihet pas goditjes së Krasniqit.

Meçi ishte i vlefshëm për titull të përkohshëm të botës në versionin ËBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO.

Për Krasniqin ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (ËBC, ËBA, ËBO e IBF).

Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist.

Për tituj bote në të kaluarën boksuan edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Edis Tatli e Shefat Isufi, por nuk kishin arritur ta fitonin luftën vendimtare.

Komento: