Robin Krasniqit i mjaftuan 5 raunde për të fituar, kundërshtari e dorëzon meçin

00:07 | 26 Shkurt 2023

Robin Krasniqi triumfon, kundërshtari e dorëzon meçin.

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj Timur Nikarghoev.

Boksieri me prejardhje kosovare pati pesë raunde mjaft të mira dhe në pauzë, ekipi i belgut vendosi ta dorëzonte meçin.

Përveç dy raundet e para, në tre tjerët Krasniqi ishte i jashtëzakonshëm

Ky duel u zhvillua në palestrën “Audi Dome” në Gjermani.

Këtij dueli i paraprinë edhe gjashtë përballje tjera.

Komento: