‘Robo eja kështu’- Raportohet se sulmuesi i thirri në emër para se ta plagoste kryeministrin sllovak

17:20 | 15 Maj 2024

Kryeministri i Sllovakisë është plagosur sot gjatë ditës, ndërsa gjendja e tij thuhet se është e rëndë.

“The Telegraph” raporton se sulmuesi ka bërtitur “Robo eja këtu” para se të niste gjuajtjen me armë.

Një burim po ashtu i tha mediumit që gjendja shëndetësore e Fico është serioze, megjithatë, aktualisht ai është jashtë rrezikut.

“Ka një plagë plumbi në bark dhe në dorë. Ai aktualisht është jashtë rrezikut. Do ta operojnë.”– ka thënë ky burim.

Një dëshmitare e plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se ajo dëgjoi tri-katër krisma dhe se e pa Ficon duke u rrëzuar në tokë. Dëshmitarja tha se pa plagë në kokën dhe gjoksin e kryeministrit.

Pasi u fut në veturën zyrtare me shpejtësi, raportohet se Fico u dërgua me helikopter në një spital lokal, raporton televizioni BBC.

Në pamje shihen disa pjesëtarë të forcave të sigurisë duke kapur një të dyshuar pranë qendrës kulturore në qytezën Handlova.

Presidentja në largim e Sllovakisë, Zuzana Caputova, tha se ajo është e shokuar nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij fuqi për t’u shëruar.

Fico u rikthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të shtatorit vitin e kaluar si udhëheqës i një koalicioni populist e nacionaist.

Në janar, ai i ndërpreu ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Komento: