
AC Milani është ende në kërkim të një lojtari për mesfushë dhe ata janë lidhur me një mori lojtarësh kohët e fundit.
Sidoqoftë, një emër që ka kohë që është përmendur është James Rodriguez pasi ai është i destinuar të largohet nga Everton.
Tuttosport raportoi se Rodriguez është i prirur të largohet nga Everton këtë verë. Në fakt, ai është i gatshëm të ulë pagën e tij (që ka qenë pengesë) dhe Milani është një nga skuadrat e interesuara, përcjell ORAinfo.
Ndërsa gazetari i SportItalia Rudy Galetti raporton sot se ish -lojtari i Real Madrid ka refuzuar një ofertë nga Sevilla.
Ai dëshiron vetëm Serie A dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, është “duke folur vazhdimisht” me Milanin për një lëvizje drejt ‘San Siros’.
Mbetet për tu parë nëse një marrëveshje mund të arrihet, por ndjenja është se një ulje e pagës mund ta bëjë atë të ndodhë.

Rossonerët duket se janë të interesuar, por siç e dimë të gjithë, ata do ta bëjnë këtë vetëm sipas kushteve të tyre. /ORAinfo/