Rodriguez ka vendosur, pritet t’i bashkohet gjigantit nga Serie A

08:47 | 19 Prill 2019

Lojtari kolumbian, James Rodriguez nuk e ka të sigurtë të ardhmën në Bayern Munich.

Ai pritet të largohët nga kampioni i Gjermanisë në afatin e transferimeve të verës.

Agjenti i tij pritet të takohet këto ditë me drejtuesit e Bayern Munich për të biseduar rreth të ardhmës së lojtarit, përcjell ORAinfo.

Ylli kolumbian pritet që këtë verë përfunimisht të shkëputë kontratën me Real Madridin i cili që dy vite e ka të huazuar Rodriguezin në Bayern.

Për shërbimet e James Rodriguez janë të interesuara dy gjigantët nga SerieA, Juventus dhe Napoli.

Pritet të shihet se në cilin ekip do të luaj Rodriguez sezonin e ri. /ORAinfo/

Komento: