Rodruguez bëhet me ekip të ri

11:31 | 28 July 2023

James Rodruguez bëhet me ekip të ri.

James Rodriguez është i gatshëm të rinisë gjithçka nga Brazili.

Ylli kolumbian, i cili u largua nga Olympiakosi në muajin prill, e ka gjetur gjuhën e përbashkët me San Paolon.

Kështu, në moshën 32 vjeçare, ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Bayern Munichut do ta nisë një eksperiencë të re në futbollin brazilian, shkruan “Gazeta Express”.

Lajmin e ka bërë të ditur “ESPN”, sipas së cilit, transferimi i futbollistit kolumbian tashmë është duke u definuar.

James kishte shpërthyer në Botërorin e Brazilit më 2014, ndërsa do ta kërkojë ringritjen në vendin ku kishte luajtur në nivelet më të larta.

Krahas eksperiencave në Bayern e në Real, ai luajti edhe në Everton, në Al Rayyan dhe së fundmi në Olympiacos, ku i pati 23 paraqitje e 5 gola.

Por, të gjithë mendojnë se James Rodriguez ka mundur të jepte më shumë në karrierën e tij, pasi kishte talent të jashtëzakonshëm.

Komento: