
Situata e tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP ka sjellë debate të forta mes banorëve, pasi Rogerti dhe Artani u futën në shtratin e Brikenës, duke shkaktuar reagime të ashpra dhe përplasje verbale mes tyre dhe Mateos.
Ky i fundit shpërtheu ndaj dy banorëve, ndërsa debati u përshkallëzua me akuza, ofendime dhe replika të forta nga të gjitha palët.
Mateo: O ordiner. O njeri i fëlliqur. Po fare nuk të lë të flas. Dy ordinerë. Dy idiotë. O i pacipë.
Rogerti: Me Brikenën kam dëgjuar që ditën e parë që ajo mendon se është një diva. Provokimet e saj, unë nuk ankohem dhe qahem. Ne jemi në një lojë, që brenda kornizave të lojës, të marrim situata.
Mateo: Burrë i martuar që futesh në krevat. Provoje situatën jashtë. Të duket normale.
Rogerti: Unë si Rogert mendoj se s’kam bërë gjë jashtë normale. Unë jam në këtë lojë për të provokuar njerëzit. Unë Brikenës do ja bëj jetën ferr. Nëse Mateo mendon se do i dalë lojës me forcë dhe jo debateve, e ka gabim.
Mateo: O ordiner. O njeri i ulët.
Rogerti: Dihet që unë dhe Juela jemi në një ortakëri shumë të fortë dhe do zoti na prihet mbarë. Ky s’ka fytyrë të flasë për Juelën, se Juela e ndihmoi të shkruante atë vjershën a ça bëri.
Juela: Unë kam pasur konsideratë për Brikenën. U habita kur tentoi të largohej nga shtrati pa folur fare. Në momentin kur ajo mori këtë vendim… Trishtimin e Brikenës, unë nuk e kam parë momentin kur Artani i është futur në shtrat. Kurse për Rogertin, edhe unë do prekesha po ta bënte. I kam thënë që është futur me një strategji agresive ndaj të gjithë nesh. Kur Rogerti ka bërë pakt me mua, i kam thënë që duhet të eliminojë ofendimet ndaj femrave. I kam thënë dhe që të mos futet në raportin tim me Brikenën.
Rogerti: Nëse mua më lejohet të ndaj krevatin me një banor, qoftë mashkull, qoftë femër, unë dua të dij se ku është manjakëzimi. Prapë do e bëj.
Mateo: Kemi rastin e dy meshkujve ordinerë me një sjellje të pacipë ndaj një femre. Dy të pacipë, manjakë. Po ty s’të vjen turp, burrë 53 vjeç.
Rogerti: Mos bëj Van Damme-n.
Artani: O profesor hekuri. Që ke 50 ditë që i shkon mbrapa.
Mateo: O idiot.
Artani: Kujdes me këto.
Mateo: Për çfarë?
Artani: Unë kam një pyetje për Brikenën. Ma shpjegon pak pyetjen pervers. Dua fjalën fiks pervers. Ç’do të thotë? Ma shpjego.
Selin: Artan, je gabim.
Brikena: Për mua nuk është një gjest i hijshëm ai që kanë bërë Rogerti dhe Tani. Unë pres nga ata që të më japin këshillë. Unë nga Rogerti një gjest të tillë e pres, por prej Tanit, një burrë që unë kam njohur këtu, pres që ai të jetë i ndikuar nga Rogerti. Mendoj se thjeshtë është ndikuar nga Rogerti.
