Rogerti provokon Dj Gimbon me vëllain e ndjerë të Gjestit, eskalon situata

17:08 | 29 Janar 2026
rogerti-provokon-dj-gimbon-me-vellain-e-ndjere-te-gjestit,-eskalon-situata

Rogerti dhe DJ Gimbo

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania” VIP Albania, Rogert, pas një pyetjeje publike që ky i fundit i drejtoi për ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të mitur të Gjestit.

Gjithçka nisi kur Rogerti, gjatë një bisede, ngriti pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, duke shkaktuar reagim të fortë në rrjet. DJ Gimbo reagoi publikisht me tone të ashpra, duke e quajtur pyetjen të papranueshme dhe të pashpirt, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë 15-vjeçar dhe për dhimbjen e një familjeje që ka humbur njeriun e saj.

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt dhe ta kthesh në temë diskutimi para kamerave,” – shprehet ai, duke theksuar se ka kufij që nuk duhen kaluar, pavarësisht lojës mediatike apo kërkimit për vëmendje.

Rogert: Si ndodhi situata, fatkeqësia e Gjestit? Du me e ditë, se nuk e kam lexu

Dj Gimbo: Mendon që unë për atë histori foli para kamerave? O i pafytyrë, s’je në vete! Ti prek te një familje, te një fëmijë 15 vjeç, o qen! O i pafytyrë! O psikopat, o maniak! Ti luan me fatkeqësi të dikujt. Si s’të vjen marre me pyt për një fëmijë që ka vdek tragjikisht?

Ky moment është komentuar gjerësisht nga shikuesit dhe ka ndezur debat në rrjetet sociale, teksa ka bërë që disa nga fansat të mendojnë për kufijtë e respektit ndaj jetës private edhe brenda një reality show-je.

comment

Komento: