Rohde: Dënoj fuqishëm sul`min në kanalin e ujit në Zubin Potok

01:08 | 30 November 2024
rohde:-denoj-fuqishem-sul`min-ne-kanalin-e-ujit-ne-zubin-potok

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorhn Rohde ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok.

Rohde përmes një postimi në “X” ka bërë thirrje institucioneve për hetim dhe vënien e autorëve para drejtësisië.

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. I bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, thuhet në reagimin.

Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke shkaktuar dëme në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin, duke deklaruar se ekipet policore po punojnë intensivisht për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Reagime ka pasur pothuajse nga të gjithë akterët vendor por edhe të Faktorit Ndërkombëtarë e kanë dënuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Komento: