Rohde i prerë: Ia kemi bërë të qartë Kurtit që duhet lëvizje drejt Asociacionit – bëni detyrat e shtëpisë

09:09 | 28 Qershor 2024
rohde-i-prere:-ia-kemi-bere-te-qarte-kurtit-qe-duhet-levizje-drejt-asociacionit-–-beni-detyrat-e-shtepise

Takimet bilaterale të mërkurën në Bruksel përfunduan pa takim trepalësh, siç u paralajmërua. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi tri kushte, kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq insistoi sërish te pika e ‘nxehtë’, Asociacioni. Ambasadori gjerman, Jorn Rohde dje deklaroi sot se nuk është e dobishme të ngarkohet dialogu, raporton Gazeta Sinjali.

Rohde tha se Kosova duhet të angazhohet në mirëbesim dhe jo t’i tregohet palës tjetër dhe ndërmjetësuesit se çfarë të mendojnë e çfarë të bëjnë.

“Dhe, kjo edhe e rrit nivelin e frustrimit në anën e ndërmjetësuesit; sepse na duhen aktorë që tregojnë një nivel minimal vullneti për të bërë kompromis.” – tha ai për Nacionalen.

Ambasadori i Gjermanisë foli po ashtu edhe për Asociacionin dhe një deklaratë të tij se oshte befasuar që Kurti ishte befasuar se Asociacioni ishte kusht për KiE.

“Ia kemi bërë shumë të qartë që duhet lëvizje (drejt Asociacionit). Sepse kjo edhe nënvizon përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave. Sepse është edhe obligim. Po flasim këtu për obligim të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës nga 2015. Qeveritë s’kanë lëvizur drejt asaj; dhe kur ju doni të bëheni anëtare e një organizate siç është KiE-ja; e që në veçanti është e angazhuar në të drejtat e pakicave, kjo është e rëndësishme. Dhe, përsëri, qeveritë vendosin me 2/3 të votave; e Gjermania e ka veç një votë, dhe ju keni diku 10 mosnjohës në KiE. Pra, është sfidë t’i arrini këto vota, dhe, në mënyrë që miqtë e juaj të votojnë për ju, por edhe vendet skeptike, ju duhet t’i bëni detyrat e shtëpisë. Dhe Asociacioni nuk është bërë.”

Komento: