Rohde: Kemi kërkuar nga Serbia ta arrestojë Radojçiqin, kjo nuk ka ndodhur

22:33 | 23 Maj 2024
rohde:-kemi-kerkuar-nga-serbia-ta-arrestoje-radojciqin,-kjo-nuk-ka-ndodhur

Ambasadori i Gjermanisë, në Kosovë, ka thënë se shteti i tij ka kërkuar nga Serbia arrestimin  e Millan Radojciq, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ai në “Debat Plus”, tha se Serbia duhet t’i kryejë detyrat e saj të shtëpisë.

“Gjatë gjithë kohës kërkojmë nga Serbia arrestimit të udhëheqësit të supozuar  Radojciq, kjo nuk ka ndodhur ende. Serbia nuk ka hapur asnjë kllaster për anëtarësim që disa vite. Ka diskutime intensive, Serbia është përfshirë në detyrimet e marrëveshjet e Ohrit e Brukselit, janë future në kapitullin 35, janë vendosur detyrat e shtëpisë. Masat janë vendosur për mosveprimeve apo mosdëgjimit të keshillave tona. Jemi në favor të largimit gradual”, tha ai.

Komento: