Rohde mbështet deklaratën e BE’së: Rruga drejt ndërprerjes së funksionimit të strukturave paralele të jetë gjithëpërfshirëse

18:38 | 15 January 2025
rohde-mbeshtet-deklaraten-e-be’se:-rruga-drejt-nderprerjes-se-funksionimit-te-strukturave-paralele-te-jete-gjitheperfshirese

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklaratën e BE’së për mbylljen e komunave paralele në Kosovë.

Ai ka shtuar se nuk pajtohet që të ketë struktura paralele por jo me mënyrën se si u bë mbyllja e tyre, duke thënë se rruga drejt ndërprerjes së funksionimit të strukturave paralele duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Mbështetje të plotë për deklaratën e BE’së. Më lejoni të jem i qartë: ne jemi dakord në parim që funksionimi i strukturave të tilla paralele duhet të ndërpriten. Por rruga drejt kësaj duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime si sot, nuk fitoni zemrat, mendjet e njerëzve të prekur”, ka shkruar Rohde në “X”.

Komento: