
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lejuar hyrjen e produkteve nga Serbia përmes Merdares, 16 muaj pasi i ndaloi ato.
Rohde tha se ky hap shënon zhbllokimin drejt CEFTA-s.
“E përshëndes vendimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia. Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, është shprehur ambasadori gjerman.
I welcome the decision of the
Government to open the Merdare border crossing for goods coming from
.
This marks an important step towards unblocking CEFTA. We will supportto ensure its security needs are met and monitor the processes at the border crossing.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 7, 2024