Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian

21:35 | 23 Shtator 2024
rohde-pas-takimit-me-orav:-pres-qe-bashkerisht-ta-sjellim-kosoven-me-afer-bashkimit-evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Për takimin ka njoftuar Orav, i cili ka thënë se ka pasur një shkëmbim të shkëlqyer pikëpamjesh me të dy ambasadorët.

Ambasadori Rohde e ka shpërndarë postimin e tij, derisa ka thënë se pret që bashkarisht ta sjellin Kosovën më afër Bashkimit Evropian, shkruan Reporteri.net.

“Faleminderit për vizitën tuaj sot@AivoOrav. Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën 🇽🇰 më afër Bashkimit Evropian!”, ka shkruar Rohde.

Komento: