Rohde për sulmet e NATO’s :Ishte përgjegjësi morale e jona për ta ndalë gjakderdhjen dhe krimet e Millosheviqit

08:33 | 24 Mars 2024
rohde-per-sulmet-e-nato’s-:ishte-pergjegjesi-morale-e-jona-per-ta-ndale-gjakderdhjen-dhe-krimet-e-millosheviqit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore nuk është arsye për festë.

Ai ka thënë se është bërë ajo që ishte e nevojshme për ta parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme të regjimit të Millosheviqit.

Në platformën “X”, Rohde ka shkruar se i qëndrojnë atij vendimi.

“Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

Komento: