Rohde: Serbia ndaloi “Mirëdita, dobar dan”, avokimi për ndalim është promovim i nacionalizmit

12:39 | 03 Korrik 2024
rohde:-serbia-ndaloi-“miredita,-dobar-dan”,-avokimi-per-ndalim-eshte-promovim-i-nacionalizmit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, sot është takuar me Kushtrim Koliqin nga organizata joqeveritare “Integra” pas autoritetet serbe nuk e lejuan të mbahej në Beograd për “arsye të sigurisë”.

Rohde ka thënë se promovimi i ndalimit të këtij festivalin është promovim i nacionalizmit.

“Sapo u takova me Kushtrim Koliqin nga organizata joqeveritare Integra, partneri i festivalit ‘Mirëdita, Dobar Dan’ nga Kosova, i organizuar nga njerëz të guximshëm nga Kosova dhe Kosova, duke u fokusuar për paqen dhe pajtimin. Autoritetet e Serbisë tani kanë ndaluar edicionin e 10-të të tij. Avokimi për këtë ndalim është promovimi i nacionalizmit. Kjo nuk ka vend në Europë”, ka shkruar Rohde.

Shfaqja “Babai dhe Babai” e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj, me regji të Koliqit, ishte e planifikuar të hapte manifestimin më 27 qershor.

Pak para se të niste, festivali u ndalua me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Organizatorët e ngjarjes thanë se shteti u rreshtua përkrah huliganëve, duke iu referuar djathtistëve dhe grupeve të tifozëve, që protestuan para vendit ku planifikohej të mbahej festivali.

Komento: