Rohde uron Prishtinën për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare

19:05 | 08 Shtator 2023
rohde-uron-prishtinen-per-fitimin-e-ofertes-per-organizimin-e-lojerave-mesdhetare

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar për vendimin që Lojërat Olimpike Mesdhetare të mbahen në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Rohde ka thënë se ky vendim shënon fillimin e një rrugëtimi emocionues për organizatorët.

“Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030! 🌟🇽🇰 Ajo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale.

#Lojëra Mesdhetare2030”, ka shkruar ai.

Komento: