Rohde: Viti 2025 do të jetë me sfida, nevojiten takime më të shpeshta dhe rezultate më konkrete në dialog

17:38 | 08 January 2025
rohde:-viti-2025-do-te-jete-me-sfida,-nevojiten-takime-me-te-shpeshta-dhe-rezultate-me-konkrete-ne-dialog

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se viti 2025 do të jetë një vit me sfida, por se ai është optimist.

Duke përmendur përbërjen e re të Komisionit dhe Këshillit Evropian, Rohde ka thënë se është optimist për këtë vit dhe se vetëm nevojiten takime më të shpeshta dhe rezultate më konkrete në procesin e dialogut.

Ai ka përmendur katër vitet e kaluara këtu, teksa ka thënë se Gjermania dhe Kosova kanë një lidhje të veçantë, dhe se nuk është vetëm diaspora që i lidh.

Rohde ka përmendur edhe zgjedhjet që do të mbahen në shkurt në të dy vendet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Pas katër vjetësh në Kosovë, ky është viti im i fundit këtu. Kam pasur katër vite plot ngjarje. Dhe dua të shoh një 2025 shumë të mirë. Gjermania dhe Kosova ndajnë një lidhje të veçantë. Ju e dini, që nuk është vetëm diaspora, por ne kemi edhe shumë projekte të përbashkëta në tranzicionin energjetik, infrastrukturë. Ne kemi gjithashtu dy ngjarje të mëdha në shkurt: Ju keni zgjedhje, ne kemi zgjedhje. Pra, thirrja ime për ju është: Shkoni votoni! Sepse është e rëndësishme të kontribuoni në formësimin e të ardhmes suaj. 2025, sigurisht do të jetë një vit sfidash. Mirëpo, unë jam optimist: Kemi një ekip të ri në Komision, në Këshillin Evropian dhe ajo që na duhet është më shumë ambicie, takime më të shpeshta dhe më e rëndësishme rezultate më konkrete për zbatimin konkret të dialogut”, ka deklaruar Rohde në mesazhin për vitin 2025.

Komento: