Roli i Thaçit në dialogun Kosovë – Serbi, Veseli ka diҫka për të thënë

21:40 | 19 December 2018

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur rreth rolit të Presidentit Thaҫi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij roli i tij është kushtetues.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se Thaçi do të vazhdojë bashkë me Ekipi Negociator të Kuvendit për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

“Roli i presidentit Thaçi është rol kushtetues. Z. Thaçi do të vazhdojë së bashku me delegacionin, çdo marrëveshje do të shkojë në Kuvend, bashkë do të vendosim”, ka thënë ai.

E opozita, sipas Veselit, nuk po tregohet serioze dhe se “për shkak të inateve të brendshme po e dëmton Kosovën.”

Sipas tij, është presidenti Thaçi ai që luftoi kundër serbëve dhe nuk mund të pritet prej tij një marrëveshje e cila do të ndante vendin.

Janë partitë opozitare ato që i frikësohen Serbisë, sipas Veselit.
“Frikësohen emrin si t’ia dëgjojnë”, ka thënë ai.

Komento: