Roma afër nënshkrimit me yllin e Real Madrid

17:40 | 28 September 2020

Roma shumë pranë nënshkrimit me lojtarin e Real Madrid.

Roma është në prag të huazimit të Borja Mayoral nga Real Madrid për 1 milion euro me një mundësi për ta blerë për 13 milionë euro të tjera.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja është praktikisht e kryer.

Sulmuesi së pari duhet të zgjasë kontratën e tij aktuale me Real Madrid, e cila pritet të skadojë në fund të sezonit.

Ai më pas mund të bashkohet me Romën në huazim për një tarifë prej 1 mln euro, me mundësi për ta blerë në qershor 2021 për 13 mln të tjera.

Mayoral ishte lidhur me kalimin te Lazio, por këta të fundit vendosën për Vedat Muriqin.

Spanjolli 23-vjeçar kaloi dy sezonet e fudit në huazim te Levante UD.

Para kësaj, ai gjithashtu ishte i huazuar në Ëolfsburg.

Komento: