Roma apo Inter? Cila do të jetë skuadra e super-lojtarit

19:28 | 01 Korrik 2019

Presidenti i Cagliarit ka zbuluar gjithçka për Barellan.

Presidenti i Cagliarit pretendon se klubi i tij ka rënë dakord ta shesë Nicolo Barellan tek Roma, pasi Interi nuk është lajmëruar tash e tre javë.

Interi prej kohësh ka qenë në ‘pole-postition’ për të nënshkruar me Barellën, por ‘Nerazzurrët’ deri më tani nuk arritën të bien dakord me Cagliarin dhe që kur kaloi vëmendjen tek lojtarët si Stefano Sensi, Valentino Lazaro dhe Romelu Lukaku.

“Është pa respekt për të folur për një mosmarrëveshje për një klub si Cagliari”, tha Tommaso Giulini për Tuttomercatoëeb.

”Më 11 qershor kemi arritur një marrëveshje me Interin për shumën e transferimit, të cilën unë besoj se është gjëja më e rëndësishme. Vetëm bonuset duhej të përcaktoheshin”.

”Ne nuk kemi dëgjuar nga Inter për tre javë dhe nuk e di nëse ata janë ende të interesuar”.

“Ndërkohë, kemi arritur një marrëveshje me Romën, të cilët na kanë bërë një ofertë edhe më të mirë”.

“Unë besoj, në këtë pikë, është e drejtë që Nicolos t’i jepen disa ditë për të marrë një vendim”, zbuloi ai.

Oferta e Romës pritet të jetë rreth 35 milionë euro plus shërbimet e Gregoire Deffrel.

Komento: