Ekipi i Romës arrin marrëveshje me lojtarin e njohur.
Roma raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Houssem Aouar.
Mesfushori algjerian pritet t’i bashkohet klubit italian si futbollist i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Lyonin, ka raportuar “Sky Sport Italia”.
Sipas mediumit italian, marrëveshja tashmë është arritur plotësisht.
Aouar u vlerësua si një nga të rinjtë më me potencial në Evropë kur hyri në ekipin e parë të Lyonit në vitin 2017, por kohëve të fundit nuk ka arritur të dëshmojë vetën më shumë.
Lëndimet kanë ndërprerë sezonin e 24-vjeçarit, duke e kufizuar atë në vetëm 484 minuta lojë në 14 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon.
Sezonin e kaluar, ai shënoi gjashtë gola dhe dha katër asistime në 36 ndeshje në elitën e futbollit francez.