Roma bën përpjekjen e fundit për Higuainin

10:20 | 13 Gusht 2019

Drejtorët sportivë të Juventus dhe Roma, Fabio Paratici dhe Gianluca Petrachi, u takuan dje në lidhje me marrëveshjet e mundshme për të dërguar sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain dhe qendërmbrojtësin italian, Daniele Rugani në klubin romak, përcjell ORAinfo.

Megjithëse të dy transferimet ende duken pak të pamundura, hipotezat kanë filluar të formohen; e cila mund të përfshijë dërgimin e Rugani në klub me hua me një detyrim për të blerë lojtarin për 30 deri në 40 milionë euro.

Roma gjithashtu është duke këmbgulur që Higuainin të sjell te klubi kryeqytetas. /ORAinfo/

Komento: