Roma beson se Marash Kumbulla do ta ndal Ibrahimovicin

14:53 | 24 October 2020

Fonseca e ngrit në qiell Marash Kumbullën: Kam besim te ai, do ta ndal Ibrahimovicin.

Milan do të jetë nikoqir i Romës në derbin e xhiros së pestë në Serie a.

Rossonerët e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri pasi kanë marrë katër fitore radhazi në kampionat.

Në anën tjetër Roma ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve, ku të parën e humbën në tavolinë me rezultat zyrtar 3-0 nga Verona.

Gjithsesi për këtë takim mungon Gianluca Mancini në repartin defensivë te Roma, teksa Chris Smalling është ende në dyshim.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca e ka ngritur në qiell mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

Tekniku portugez ka thënë se ka besim tek shqiptari për ta ndalë Ibrahimovicin në pyetjen e gazetarëve se kush do ta ndalë suedezin që është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.

“Kumbulla do të jetë ai që do ta ndalë Ibrahimovicin. Kam besim të madh në të”, ka deklaruar Fonseca.

Kujtojmë që Kumbulla të enjten bëri debutimin me Romën në garat evropiane, teksa me golin e tij i siguroi fitoren italianëve në udhëtim te Young Boys Bern 1-2.

Komento: