Roma e deklason Clujin

21:13 | 05 Nëntor 2020

Roma e deklason Clujin, merr komandimin e Grupit A.

Roma ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke mposhtur CFR Cluj me rezultat të thellë 5 – 0.

Skuadra vendase në pjesën e parë shënoi tre gola dhe dy në pjesën e dytë për të siguruar fitoren.

Qysh pas dy minutave lojë Henrikh Mkhitaryan zhbllokoi rezultatin, ndërsa në minutën e 24-të dyfishoi shifrat.

Golin i tretë e realizoi Borja Mayoral në minutën e 34-të, me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Roma vazhdoi dominimin edhe gjatë 45-minutëshit të dytë. Ishte Mayoral që realizoi sërish në minutën e 83-të, kurse fitoren e vulosi Pedro pas gjashtë minutave.

Pas kësaj fitore, Roma prinë në grupin A me shtatë pikë, derisa CFR Cluj renditët e dyta me katër sosh.

Komento: