Roma e Interi në ‘luftë’ për mbrojtësin e Chelseat

20:55 | 23 December 2018

Roma e Interi duket se janë futur në garë për mbrojtësin e Chelseat.

Chelsea ia ka ofruar Gary Cahillin Interit dhe Romës pas dështimit të negociatave me Milanin.

33-vjeçari do të jetë pa kontratë në fund të këtij stinori dhe nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit, transmeton Gazeta Express.

Agjenti është duke tentuar që Cahill ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Në rast largimi të Joao Mirandas, Interi po mendon që ta zëvendësoj me Gary Cahillin, kurse Roma dëshiron të nënshkruajë me lojtarin gjatë verës.

Komento: