Roma fiton kundër Portos, por asgjë nuk përfundon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Roma fiton kundër Portos, por asgjë nuk përfundon

23:08 | 12 Shkurt 2019

Sonte është zhvilluar ndeshja mes Romës dhe Portos në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Roma ka fituar 2-1 ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League të luajtur në shtëpi kundër Portos.

Protagonisti i takimit ka qenë 19-vjeçari Nicolo Zaniolo, i cili ka realizuar të dy golat e verdhekuqve dhe është bërë futbollisti më i ri italian që shënon dy gola në një ndeshje të Champions League.

Ka qenë një paraqitje ëndrrash për ish-talentin e Interit, i cili ka gjetur golin e tij të parë në Champions me goditjen e parë në portë në minutën e 70-të dhe gjashtë minuta më vonë ka realizuar edhe të dytin për verdhekuqtë.

Festa e vendasve është prishur 11 minuta para fundit, kur Adrian ka fiksuar rezultatin në 2-1. Ky gol i portugezëve mund të rezultojë vendimtar në ndeshjen e kthimit që do të luhet 6 marsin e ardhshëm në Portugali.

Komento: