Roma fiton si mysafir ndaj Vitesses

20:42 | 10 Mars 2022

Roma merr fitore të rëndësishme si mysafir i Vitesses.

Roma ka shënuar fitore ndaj Vitesses me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të play – offit të Ligës së Konferencës.

Të dy skuadrat kishin raste, por goli erdhi në fundin e pjesës së parë.

Sergio Oliveira shënoi pas një asistimi të Nicolo Zaniolos për 1-0.

Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin raste, por gola tjera më nuk kishte.

Roma mori një fitore të madhe para ndeshjes kthyese, ku do ta kërkojë çerekfinalen.

Komento: