Roma i thotë ‘JO’ transferimit të super-lojtarit

16:00 | 08 Gusht 2019

Ivan Perisic nuk do të transferohet në Romë.

Skuadra raportohet se e ka hedhur poshtë mundësinë për ta transferuar sulmuesin anësor të Interit.

Ivan Perisic nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte për sezonin e ardhshëm dhe Calciomercato pretendoi se klubi zikaltër ia kishte ofruar kroatin drejtorin sportiv të Romës, Gianluca Petrachin, transmeton Gazeta Express.

Verdhekuqve u ka mbetur një hapësirë për t’u plotësuar pas transferimit të Stephan El Shaaraëyt te klubi i Superligës së Kinës, Shanghai Shenhua, por uebsajti italian raporton se Roma e refuzoi “me mirësjellje” Perisicin.

Megjithatë, dy klubet janë ende në bisedime për transferimin e Edin Dzekos gjatë këtij afati kalimtar të verës. Dzeko mund ta ndjekë Romelu Lukakun në “San Siro” para fundit të gushtit.

Tani mbetet të shihet nëse 30-vjeçari do të qëndrojë në skuadër dhe të luftojë për vendin e tij në ekip të parë apo do të preferojë ta gjejë ndonjë klub tjetër.

Në anën tjetër, Lukaku drejt Italisë natën e së mërkurës, me një aeroplan privat, bashkë me agjentin Federico Pastorellan, i cili e publikoi fotografinë e udhëtimit të tyre në Instagram.

Rreth 500 tifozë të Interit shkuan në aeroportin “Malpensa” për ta përshëndetur belgun, përkundër faktit që ora kishte shkuar pas 2:00 të mëngjesit kur arriti Lukaku me agjentin e tij.

26-vjeçari do t’i kryejë testet mjekësore gjatë ditës së enjte dhe pastaj pritet ta nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare, në vlerë prej 7.5 milionë eurosh në vit.

Manchester Unitedi e kishte blerë atë nga Evertoni në vitin 2017 për 84.7 milionë euro dhe kishte shpresuar se do të arrijë ta kthejë këtë shumë përsëri në klub, mirëpo, gjatë negociatave me Interin, anglezët e kuptuan se do ta kenë të pamundur të marrin ofertë më të madhe sesa 80 milionë euro.

Lukaku kishte qenë shumë afër transferimit në Juventus javën e kaluar, mirëpo Paulo Dybala e refuzoi Manchester Unitedin dhe e dështoi marrëveshjen për shkëmbimin e lojtarëve.

Komento: