Klubi italian, Roma kanë mohuar ndonjë interes në mesfushorin e Portos, Hector Herrera.
Mesfushori i Meksikës ka qenë i lidhur me një lëvizje në Serie A, por drejtori sportiv i klubit Monchi e bëri të qartë se ai nuk është në radarin e Romës përcjell ORAinfo.
“Kam lexuar kaq shumë herë që një ekip italian do të marrë Hector Herrera,” i tha ai Sky). “Ai është një lojtar i fortë si shumë lojtarë të tjerë në Porto. Të gjithë flasin për Romën, por unë po ju them se nuk ka asgjë”, ka thënë Monchi.
Kujtojmë se Milani i është vënë pas yllit të Meksikës dhe kërkon ta transferojë në verë./ORAinfo/