Roma ia jep lajmin shokues Dzekos

16:01 | 01 Mars 2019

Vazhdimi i kontratës së Edin Dzeko nuk është një prioritet për AS Roma në këtë moment, raporton Sky Italia përcjell ORAinfo.

Marrëveshja aktuale e Boshnjakut do të përfundojë në vitin 2020, por gjigantët italianë ende nuk po mendojnë ta lidhin atë me një marrëveshje të re.

Dzeko ka kontribuar me shtatë gola dhe tre asistime në 21 ndeshje të Serie A për Romët këtë sezon./ORAinfo/

Komento: