Roma shkon në pushim me një gol epërsi ndaj Sevillas.
Sevilla dhe Roma po zhvillojnë ndeshje të fortë në finalen e Ligës së Evropës, ku pjesa e parë është mbyllur me epërsinë e italianëve.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Roma me Leandro Spinazzolan, por gjuajtja e tij u prit nga Bono.
Roma kërkoi penallti në minutën e 32-të pas rrëzimit në zonë të Tammy Abraham, por gjyqtari nuk mendoi për një gjë të tillë.
Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të, kur Gianluca Mancini asistoi te Paulo Dybala i cili me një goditje të saktë shënoi për 1-0.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, Sevilla ka mundur të barazojë rezultatin, por goditja e fuqishme e Ivan Rakitic u ndal nga shtylla.
Romakët shkojnë në pushim me një gol epërsi.