Roma nuk lejon befasi, mposht Beneventon.
Roma nuk ka lejuar befasi në stadiumin ‘Olimpico’.
‘Romakët’ mposhtën me rezultat 5:2 Beneventon, në takimin që solli gjashtë gola.
Në fakt, ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Gianluca Caprari (5’).
Por në vijim, vendasit u kundërpërgjigjen furishëm me dy gola. Pedro (31’) dhe Edin Dzeko (35’) përmbysën rezultatin.
Në 45 minutëshin e dytë, Gianluca Lapadula (55’) barazoi rezultatin. Mirëpo, kësaj radhe skuadra e Fonseca u përgjigj me tre gola. Së pari Veretout (67’) nga penalltia, Dzeko (78’) me golin e dytë personal dhe Carles Perez (90′) vulosën rezultatin përfundimtar.
Roma pas katër ndeshjeve tubon shtatë pikë në vendin e shtatë, kurse Benevento ka gjashtë pikë në pozitën e 10-të.