Roma fiton me rezultat të ngushtë kundër Partizanit.
Roma ka fituar me rezultat 1-2 në Air Albania kundër kampionit të Shqipërisë, Partizani. Ishte kjo një miqësore e Romës para fillimit të Serie A në Itali. El Shaarawy (12’) dhe Belotti (26’) shënuan për Romën derisa golin e vetëm për Partizanin e shënoi Cara (85’)
Roma e Jose Mourinhos ka fituar me rezultat të ngushtë kundër Partizanit të Tiranë në Air Albania duke shënuar fitore prej 1-2.
Goli i parë për Romën erdhi në minutën e 12-të te ndeshjes dhe u shënua nga El Shaarawy.
Për Romën rezultatin e dyfishoi Andrea Belotti në minutën e 26-të te ndeshjes.
Në pjesën e dytë Partizani ishin më të mirë dhe krijuan më shumë derisa golin e ngushtimit të epërsisë e shënoi Cara nga penalltia në minutën e 85-të.
Me këtë ndeshje Roma përmbyll turneun e tyre përgatitor para fillimit të Serie A, derisa Partizani do ta presë në Air Albania skuadrën e Valmeiras për ndeshjen e dytë në kuadër të rrethit të tretë të eleminimit direkt për Ligën e Konferencës.