Evan Ndicka do të prezantohet te skuadra e Romës në javën tjetër.
Qendërmbrojtësi francez 23-vjeçar, ishte pjesë e Eintracht Frankfurtit të Bundesligës gjermane në edicionin që tashmë ka përfunduar.
Ai i ka kaluar testet mjekësore në “Villa Stuart” në ditët e kaluara dhe tashmë ka mbetur vetëm prezantimi i tij.
Ndicka në sezonin e fundit ka zhvilluar 44 ndeshje për Frankfurtin në të gjitha garat. Realizoi dy gola, ndërsa e pati edhe një asistim.
Me Frankfurtin e fitoi Ligën e Evropës në edicionin 2021/22. Te Frankfurti u transferua në vitin 2018-të nga Auxerre francez.