Dybala po rikuperohet më shpejtë sesa mendohej, mund të jetë gati për Kupën e Botës.
Lajme të mira vijnë për skuadrën kombëtare të Argjentinës, lidhur me Paulo Dybala.
Ylli argjentinas i Romës, Paulo Dybala ka pësuar së fundmi një lëndim i cili do ta lë jashtë fushave për goxha kohë.
Në fillim raportohej se Dybala pritet ta humb edhe Kampionatin Botëror, megjithatë, ‘Gazzetta dello Sport’ ka një tjetër rrëfim kësaj radhe, përcjell lajmi.net.
Sipas ‘Gazzetta’, Dybala po rikuperohet me shpejtësi nga lëndimi i tij në muskulin e majtë.
Kësisoj, ai mund edhe të jetë gati për Kampionatin Botëror 2022 në Katar.
Lojtari po punon maksimalisht për një rikuperim të plotë dhe synimi i tij kryesor është të kap në kohë avionin për në Katar.