Roma merr vendim për Abraham

21:35 | 28 Maj 2022

Roma është e gatshme t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit Tammy Abraham, zbulon 90min.

Abraham u transferua në Qytetin e Përjetshëm nga Chelsea verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë 34 milionë funte dhe ai pati një sezon të shkëlqyer të parë në Itali, duke shënuar 23 gola rrugës për të marrë medaljen e fituesit të Ligës së Konferencës së Evropës, përcjell ORAinfo.

Reprezentuesi anglez është lidhur me një rikthim në Premier League këtë verë, por burime 90min kanë konfirmuar se Abraham nuk po nxiton të largohet nga Roma.

Arsenali, Newcastle dhe Aston Villa e Steven Gerard një klub ku ai më parë e kaloi kohë në huazim – të gjithë kuptohet se kanë kontaktuar me ndërmjetës për të pyetur për disponueshmërinë e Abrahamit, por shpejt kanë mësuar se ai është i lumtur duke punuar nën Jose Mourinho në Stadio Olimpico./ORAinfo/

Komento: