Roma merr vendimin, ja kur do të riktehen në stërvitje

23:32 | 02 May 2020

Skuadra e Romës njofton se do të kthehen në stërvitje.

Skuadra e Romës ka njoftuar se lojtarët e saj do të kthehen në stërvitje gjatë javës tjetër, pasi regjioni kryeqytetas iu ka dhënë leje atyre dhe Lazios për një gjë të tillë.

Regjioni i Lazio, që përfshinë Romën, ka konfirmuar këtë mbrëmje se ata do të lejojnë sportistët profesionistë që të rifillojnë stërvitjet individuale, transmeton lajmi.

“Javën tjetër, lojtarët e Romës do t’iu nënshtrohen testeve mjekësore dhe të fillojnë stërvitjet individuale – duke mbajtur distancën – në qendrën ‘Trigoria’”, thuhet në njoftimin e Romës.

Parma, Bologna, SPAL, Sassuolo janë disa nga skuadrat që kanë ndjekur hapat e njëjtë, duke njoftuar se javën tjetër do të nisin stërvitjet.

Komento: