Roma triumfon ndaj Empolit.
Është mbyllur edhe ndeshja e fundit e xhiros së 27-të në Serie A.
Roma ka triumfuar ndaj skuadrës së Empoli me rezultatin 2:1 për startin e mbarë të Claudio Ranierit, shkruan lajmi.net.
Goli i parë në këtë takim u realizua nga Stephen El Shaarawy, në minutën e 9’ të këtij takimi.
Reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë kur falë autogolit të mbrojtësit të Romës, Juan Jesus, ata barazuan në minutën e 12’.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi u vendos në pjesën e parë, kur Patrik Schick në minutën e 33’ shënoi për epërsinë e dytë të Romës në këtë takim.
Deri në fund vlen të cekët se Alessandro Florenzi e la Romën me 10 lojtarë në minutën e 80’ kur u ndëshkua me karton të kuq dhe Empolit iu anulua një gol nga VAR-i.
Roma tashmë me këtë fitore grumbullon 47 pikë, dhe është vetëm tri pikë larg Inter që pozicionohet në vendin e katërt.