Roma mposhtet nga Napoli

23:07 | 29 Nëntor 2020

Napoli triumfon bindshëm ndaj Romës.

Napoli ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Romës duke fituar me rezultat bindës 4 – 0.

Skuadra vendase ishte më e mirë dhe me plotë meritë arkëtoi pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Lorenzo Insigne zhbllokoi shifrat pas një super goli nga gjuajtja e lirë dhe pastaj nderojë Diego Maradonën duke festuar me fanellën e tij (31′).

Gjatë pjesës së dytë, Napoli realizoi prapë tri herë për të siguruar fitoren.

Fabian Ruiz dyfishoi shifrat (65′), kurse Dries Mertens trefishoi shifrat (85′), derisa fitoren e vulosi Politano (87’).

Pas kësaj fitore, Napoli ngritët në pozitën e pestë me 17 pikë, kurse Roma një pozitë më poshtë me pikë të barabarta.

Komento: