Milani dorëzohet në fund, Roma kthehet në shtëpi me një pikë.
Milani dhe Roma kanë ndarë pikët në derbin e javës së 17-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” ka përfunduar me rezultatin 2:2.
Vendasit edhe pse ishin duke udhëhequr me dy gola epërsi, nuk ia dolën të mbanin rezultatin deri në fund.
Piere Kalulu shënoi në minutën e 30-të për epërsinë fillestare të “Rossonerëve”, teksa Tommaso Pobega e dyfishoi atë në minutën e 77-të.
Megjithatë, mysafirët ia dolën që të barazonin rezultatin dhe të kthehen në kryeqytet me së paku një pikë.
Roger Ibanez shënoi në minutën e 87-të, kurse Tammy Abraham në minutën 94-të.
Milani pas këtij barazimi ka 37 pikë dhe tani renditet i treti në tabelë, me pikë të njëjta me Juventusin, kurse ka shtatë pikë më pak se lideri, Napoli.
Roma vazhdon të jetë e gjashta me 31 pikë, aq sa ka edhe Lazio një pozitë më lartë.